Kombet e Bashkuara: Sanksionet kundër Sirisë duhet të hiqen
Zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët bëri thirrje për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë në mënyrë që të përmirësohet situata ekonomike dhe të sigurohet kthimi i shërbimeve bazë.
"William Sabindler" tha: "Nëse të gjithë duam që sirianët të kthehen në vendin e tyre. Ne duhet t'i bëjmë kushtet ekonomike në Siri të përshtatshme për këtë kthim". Ai tha se kushtet e përshtatshme për sirianët me qëllim që ata të kthehen në vendin e tyre nuk janë siguruar ende. Duke theksuar rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Siri, zëdhënësi i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët tha se Komisioneri i Lartë po përpiqet që sirianët të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre, me respekt dhe dinjitet njerëzor. Ai kërkoi vëmendje dhe durim nga vendet pritëse të refugjatëve sirianë.