Trump kërcënon Putinin me sanksione
Presidenti Donald Trump e ka kërcënuar Rusinë me sanksione nëse ajo refuzon të hyjë në negociata për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë nëse presidenti rus Vladimir Putin refuzon të negociojë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Trump shkroi në llogarinë e tij të mediave sociale, Truth Social, se përpjekjet e tij për të zgjidhur këtë luftë ishin një "shërbim shumë i madh" për Rusinë dhe presidentin e saj.
Ai duke iu drejtuar Putinit shkroi: “Ndalojeni këtë luftë qesharake, gjërat vetëm sa do të përkeqësohen më shumë. Nëse një marrëveshje nuk arrihet së shpejti, nuk do të më mbetet gjë tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo produkt të shitur nga Rusia në Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.”
Trump ka thënë më parë se do të negocionte një zgjidhje për t'i dhënë fund luftës që filloi me pushtimin e Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Trump shtoi: "Le t'i japim fund kësaj lufte që nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha president! Është koha për të rënë dakord. Nuk duhet humbur më jetë!"
Presidenti i ri amerikan tha gjithashtu se administrata e tij po shqyrtonte dërgimin e ndihmave ushtarake në Ukrainë dhe se, sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën.