Lavrov : Rusia po kërkon dialog konstruktiv me Sirinë
(last modified Sun, 26 Jan 2025 06:03:05 GMT )
Janar 26, 2025 07:03 Europe/Tirane
  • Lavrov : Rusia po kërkon dialog konstruktiv me Sirinë

Ministri i Jashtëm rus shprehu gatishmërinë e vendit të tij për një dialog konstruktiv me qeverinë tranzitore siriane, veçanërisht në lidhje me situatën e bazave ushtarake ruse në Siri.

" Sergei Lavrov " tha: Ne mirëpresim një dialog konstruktiv për të gjitha aspektet e marrëdhënieve ruso-siriane, të cilat  janë ndërtuar ndër vite me radhë mbi bazat e forta të bashkëpunimit dypalësh. Ai shtoi: Kjo përfshin aktivitetin e bazave tona ushtarake, të cilat mund të veprojnë përkohësisht si qendra të shpërndarjes së ndihmave humanitare për shkak të nevojës urgjente të popullit sirian për ndihmat e huaja.