Grevë masive antiqeveritare e udhëhequr nga studentët në Serbi
(last modified Sun, 26 Jan 2025 06:03:10 GMT )
Janar 26, 2025 07:03 Europe/Tirane
  • Grevë masive antiqeveritare e udhëhequr nga studentët në Serbi

Një numër i madh i protestuesve serb protestuan kundër asaj që ata e quajtën "korrupsioni qeveritar" në Serbi dhe filluan një grevë masive në këtë vend.

Një grevë studentore ka nxitur protesta antiqeveritare në Serbi dhe ka mbyllur bizneset në të gjithë vendin. Gjatë këtyre protestave, policia e Beogradit njoftoi se një shofer 24-vjeçar ka goditur turmën protestuese në lagjen e quajtur “Beogradi i Ri” dhe policia e ka arrestuar atë. Protestuesit anembanë Serbisë krijojnë bllokime trafiku çdo ditë duke bllokuar rrugët. Këto protesta janë kundër qeverisë së presidentit Aleksandar Vuçiç. Protestat filluan pasi pas incidentit të shembjes së një blloku betoni në stacionin e trenit në qytetin Novi Sad më datë 1 nëntor.