Koreja e Veriut teston një raketë të re strategjike cruise
Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut ( KCNA) njoftoi: Më 25 janar, Administrata Raketore e Republikës Popullore Demokratike të Koresë kreu testimin e një rakete strategjike cruise të drejtuar nga deti në tokë.
Kjo agjenci e lajmeve shtoi: Testi i lëshimit të kësaj rakete është pjesë e planeve për ngritjen e aftësive mbrojtëse kombëtare me qëllim rritjen e efektivitetit të kontrollit strategjik kundër armiqve të mundshëm. Ky veprim kryhet në përputhje me ndryshimin e kushteve të sigurisë rajonale. Sipas këtij raporti, testimi i kësaj rakete strategjike është kryer nën mbikëqyrjen e Kim Jong Un, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe liderit të këtij vendi.