Trump: Kanadaja duhet të bëhet shtet i Shteteve të Bashkuara
Duke pretenduar se Kanadaja ka përfituar prej vitesh nga Shtetet e Bashkuara, presidenti amerikan tha se ky vend duhet të bëhet një shtet i Shteteve të Bashkuara.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Mehr, presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte folur me një ton humoristik për aneksimin e Kanadasë nga Shtetet e Bashkuara përpara se të fitonte zgjedhjet presidenciale, tani ka përsëritur me vendosmëri qëndrimin e tij ekspansionist dhe tha: Që Kanadaja duhet të bëhet shtet i Shteteve të Bashkuara!
Trump pohoi: "Kanadaja ka përfituar nga Shtetet e Bashkuara për vite me radhë dhe ne nuk kemi ndërmend të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri".
Ai duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara i paguajnë Kanadasë miliona dollarë çdo vit për deficitin e saj tregtar, shtoi: "Unë nuk dua të shpenzoj qindra miliona dollarë për të mbështetur këtë vend nëse nuk bëhet një shtet i Shteteve të Bashkuara. Gjithashtu, nëse Kanadaja do të ishte një shtet i SHBA-së, kanadezët do të paguanin më pak taksa".
Presidenti amerikan vazhdoi: " Për ata do të kujdesemi më mirë, do të marrin kujdes më të mirë shëndetësor, do të paguajnë taksa më të ulëta dhe do të jenë shumë më të sigurt".