Trump kërcënoi BRICS: Qëndroni me dollarin ose përballeni me tarifa 100%
(last modified Fri, 31 Jan 2025 07:47:03 GMT )
Janar 31, 2025 08:47 Europe/Tirane
  • Trump kërcënoi BRICS: Qëndroni me dollarin ose përballeni me tarifa 100%

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar përsëri shtetet anëtare të BRICS kundër heqjes së dollarit amerikan si monedhë rezervë dhe ka kërcënuar se nëse BRICS do të heqë dorë nga dollari, do të përballet me tarifa 100%.

Sipas raportit të IRNA, Trump në një deklaratë të martën në platformën e tij sociale, Truth Social, tha: "Ne kërkojmë nga këto shtete që duken si të armiqësuar që të mos krijojnë një monedhë të re BRICS dhe të mos mbështesin asnjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan. Në të kundërt, do të përballen me tarifa 100%."

Presidenti i SHBA-së gjithashtu shkruajti: "Nuk ka asnjë mundësi që BRICS të gjejë një zëvendësues për dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare, dhe çdo shtet që përpiqet do të duhet t'i thotë lamtumirë SHBA-së."

Grupi BRICS, i cili fillimisht u themelua nga ekonomitë në zhvillim të botës, duke përfshirë Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut, tani po pranon anëtarë të rinj. Duke pasur parasysh se shumë shtete të grupit, përfshirë Rusinë dhe Iranin, janë nën sanksione të padrejta amerikane, ka pasur një mbështetje në rritje për gjetjen e një monedhe alternative për të zëvendësuar dollarin, veçanërisht nga disa anëtarë të BRICS.