Zelensky: Jam gati për negociata të drejtpërdrejta me Putinin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i167546-zelensky_jam_gati_për_negociata_të_drejtpërdrejta_me_putinin
Në një intervistë, presidenti i Ukrainës deklaroi gatishmërinë e tij për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 05, 2025 06:57 Europe/Tirane
  • Zelensky: Jam gati për negociata të drejtpërdrejta me Putinin

Në një intervistë, presidenti i Ukrainës deklaroi gatishmërinë e tij për bisedime të drejtpërdrejta me presidentin e Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë, në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me mundësinë e mbajtjes së bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë, tha: “Nëse kjo është masa e vetme nëpërmjet të cilës ne mund të sjellim paqe për qytetarët e Ukrainës dhe të mos humbasim më shumë njerëz, unë patjetër do ta bëj këtë punë”.

Ai, më tej, deklaroi gatishmërinë e tij për të zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me presidentin rus Vladimir Putin.

Më herët, në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Associated Press", Zelensky kishte thënë: “Unë do të doja të shihja Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukrainën dhe Rusinë në tryezën e bisedimeve dhe, ta them sinqerisht, edhe zëri i Bashkimit Evropian gjithashtu duhet të dëgjohet në tryezën e bisedimeve”.

Këto deklarata duket se pasqyrojnë një ndryshim të dukshëm në qëndrimin e Zelensky-t.

Në të kaluarën, ai kishte refuzuar vazhdimisht të negocionte me Putinin, madje dhe kishte nënshkruar një dekret që ndalonte në mënyrë eksplicite çdo negociatë me Moskën, veçanërisht me Vladimir Putinin. Por muajin e kaluar, Zelensky pretendoi se ky ndalim do të zbatohet për të gjithë zyrtarët ukrainas, përveç atij.