Zelensky: Jam gati të bëj marrëveshje me Trumpin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i167634-zelensky_jam_gati_të_bëj_marrëveshje_me_trumpin
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një deklarate, duke ofruar pjesëmarrjen amerikane në fushën e investimeve dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore të Ukrainës në këmbim të garancive të sigurisë nga Uashingtoni, theksoi: “Jam gati të bëj një marrëveshje me Trumpin”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2025 05:44 Europe/Tirane
  • Zelensky: Jam gati të bëj marrëveshje me Trumpin

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, nëpërmjet një deklarate, duke ofruar pjesëmarrjen amerikane në fushën e investimeve dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore të Ukrainës në këmbim të garancive të sigurisë nga Uashingtoni, theksoi: “Jam gati të bëj një marrëveshje me Trumpin”.

Sipas raportit të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Tass, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje të premten për nënshkrimin e një marrëveshjeje, sipas së cilës Ukraina do të vazhdojë të marrë mbështetje ushtarake dhe financiare nga Uashingtoni në këmbim të lejimit të aksesit të kompanive amerikane në minierat e saj të pasura.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Reuters, Zelensky u tregoi gazetarëve një hartë, që dikur ishte etiketuar “e klasifikuar”, në të cilën ishin detajuar vendndodhjet e minierave të vendit, një veprim ky, që tregonte rëndësinë e tyre strategjike.

Zelensky tha se çdo marrëveshje duhet të përfshijë “garanci sigurie” për të parandaluar sulmet e ardhshme ruse. Ky propozim është në përputhje me interesin e presidentit amerikan Donald Trump për të siguruar akses në minierat dhe mineralet e rralla të Ukrainës për të vazhduar mbështetjen ndaj Kievit.

“Amerikanët ndihmuan më shumë nga të gjithë dhe duhet të përfitojnë më shumë se të gjithë”, tha Zelensky për Reuters.

Ukraina ka rezervat më të mëdha të titaniumit në Evropë, i cili është jetik për industrinë ajrore dhe atë hapësinore. Ky vend gjithashtu ka rezerva të konsiderueshme uraniumi.

Zelensky ngriti gjithashtu idenë e shfrytëzimit të objekteve nëntokësore të depozitimit të gazit të Ukrainës për të depozituar gazin natyror të lëngshëm amerikan; një lëvizje që, nëse zbatohet, do ta kthejë Ukrainën në një qendër të rëndësishme energjetike në Evropë.