OKB: Arritja e një armëpushimi të përhershëm në Gaza është jetike
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka bërë thirrje për shtimin e përpjekjeve për të siguruar një armëpushim të përhershëm në Gaza.
"Duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion për arritjen e një armëpushimi të përhershëm në Gaza dhe për lirimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve," tha Guterres. Ai më tej paralajmëroi se "nuk mund të lejojmë që rajoni të zhytet përsëri në një cikël të dhunës, vdekjeve dhe shkatërrimit." Ai gjithashtu nënvizoi se e vetmja zgjidhje afatgjatë është krijimi i një shteti palestinez të pavarur dhe të qëndrueshëm, i cili të jetojë në paqe dhe siguri pranë Izraelit. Ndërkohë, edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe theksoi rëndësinë e një armëpushimi të qëndrueshëm në Gaza. Ai ka deklaruar: "Duhet të përpiqemi që ky armëpushim të mbetet i qëndrueshëm dhe të përqendrojmë të gjitha përpjekjet në zbatimin e fazave të mbetura të marrëveshjes."v