Kim Jong-un: Zhvillimi i armëve bërthamore do të vazhdojë 
(last modified Sun, 09 Feb 2025 06:48:07 GMT )
Shkurt 09, 2025 07:48 Europe/Tirane
  • Kim Jong-un: Zhvillimi i armëve bërthamore do të vazhdojë 

Kreu i Koresë së Veriut ka premtuar se do të zhvillojë më tej forcat bërthamore të vendit të tij. 

Kim Jong-un kritikoi bashkëpunimin ushtarak trepalësh midis Shteteve të Bashkuara, Japonisë dhe Koresë së Jugut për shkak të intensifikimit të tensioneve në rajon dhe premtoi kundër-masa, duke përfshirë këtu zhvillimin e mëtejshëm të forcave bërthamore. Kim tha se vendosja e armëve bërthamore strategjike të SHBA-ve, ushtrimet luftarake dhe bashkëpunimi ushtarak me Japoninë dhe Korenë e Jugut kanë shqetësuar ekuilibrin ushtarak në rajon dhe kanë krijuar një sfidë serioze për sigurinë.  Kim Jong-un, gjatë një vizite në Ministrinë e Mbrojtjes së Koresë së Veriut, me rastin e përvjetorit të themelimit të ushtrisë, tha:  "Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut, nuk kërkon tensione të panevojshme në rajon, por do të marrë masa të vazhdueshme përballuese për të ruajtur ekuilibrin ushtarak rajonal."  Këto deklarata vijnë ndërsa Donald Trump, presidenti i SHBA-ve, të premten pas një takimi me kryeministrin e Japonisë, Shigeru Ishiba, deklaroi se planifikon të vendosë marrëdhënie me Korenë e Veriut.  Gjatë këtij takimi, palët shprehën shqetësimin e tyre në lidhje me programin bërthamor të Koresë së Veriut.