OKB: ISIS mbetet një kërcënim
Nënsekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet e luftës kundër terrorizmin paralajmëroi për kërcënimin e vazhdueshëm që paraqet grupi terrorist ISIS, duke thënë se grupi vazhdon përpjekjet për përshtatjen dhe vazhdimësinë e tij.
Vladimir Voronkov në një takim të Këshillit të Sigurimit mbi kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë ndërkombëtare që vijnë nga aktet terroriste tha: "Pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të vendeve anëtare, partnerëve ndërkombëtarë dhe rajonalë për të luftuar terrorizmin, ISIS me metodat e tij vazhdon të demonstrojë se është një kërcënim potencial ". "Ai gjithashtu paralajmëroi për Sirinë, ku arsenalet e armëve të avancuara ka të ngjarë të bien në duart e terroristëve dhe shtoi se ISIS vazhdon të përdorë rajonin Badiya si një bazë për planifikimin e operacioneve të tij."