Trump bisedon me Putin
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike sot me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
Pas telefonatës, Trump u shpreh se negociatat për Ukrainën do të fillojnë së shpejti, teksa theksoi se biseda me Putin ishte “e gjatë dhe produktive”.
Ai tha se dy liderët diskutuan për Ukrainën dhe Lindjen e Mesme, si dhe për Inteligjencën Artificiale (AI).
“Të dy duam të ndalojmë miliona vdekje që po ndodhin në Luftën me Rusinë/Ukrainë”. Ne ramë dakord të punojmë së bashku, duke përfshirë vizitën e kombeve të njëri-tjetrit. Ne kemi rënë gjithashtu dakord që ekipet tona përkatëse të fillojnë menjëherë negociatat dhe do të fillojmë duke telefonuar Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, për ta informuar atë për bisedën, diçka që do të bëj tani”, ka shkruar Presidenti amerikan.
Trump shtoi se ai ka udhëzuar një ekip, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Marco Rubio, për të udhëhequr negociatat.