Vatikani: "Palestinezët duhet të qëndrojnë në tokën e tyre"
(last modified Fri, 14 Feb 2025 08:25:18 GMT )
Shkurt 14, 2025 09:25 Europe/Tirane
  • Vatikani:

Një zyrtar i lartë i Vatikanit ka hedhur poshtë planin e zhvendosjes së presidentit amerikan Donald Trump, duke thënë se popullsia palestineze duhet të qëndrojë në tokën e saj. Kjo është një nga pikat themelore të Selisë së Shenjtë.

"Nuk ka deportime," tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit Pietro Parolin të enjten në margjinat e një takimi Itali-Vatikan.

Ai shtoi se largimi i palestinezëve do të shkaktonte tensione rajonale dhe nuk ka kuptim pasi vendet fqinje si Jordania janë kundër.

“Zgjidhja sipas mendimit tonë është ajo me shtete sepse kjo do të thotë t'i japësh shpresë popullatës”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Vatikani kundërshton politikat e Trump. Papa Françesku kritikoi këtë javë planet e Trump për dëbimet masive të emigrantëve ilegalë në Shtetet e Bashkuara, duke marrë një reagim të ashpër.

Në një letër drejtuar peshkopëve amerikanë, kreu i Kishës Katolike i quajti dëbimet një krizë të madhe. Ai tha se dëbimi i njerëzve që kishin ikur nga vendet e tyre për shkak të vështirësive, dëmton dinjitetin e emigrantëve.

Ky qëndrim vjen mes zhurmës së shkaktuar nga thirrja e Trump për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës dhe për të zhvendosur palestinezët në vendet fqinje.

Trump ka deklaruar vazhdimisht se Jordania dhe Egjipti do të pranojnë palestinezë nga rajoni i bllokuar i Gazës, një ide që Amani dhe Kajro e kanë hedhur poshtë kategorikisht.

Presidenti amerikan ka sugjeruar se ai mund të refuzojë ndihmën për Jordaninë dhe Egjiptin nëse ata nuk e pranojnë propozimin e tij.

 “Nëse ata nuk bien dakord, me sa duket do ta ndërpresim ndihmën."