Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i167956-zelensky_ukraina_nuk_do_t’i_njohë_bisedimet_shba_rusi
Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 17, 2025 16:29 Europe/Tirane
  • Zelensky: Ukraina nuk do t’i njohë bisedimet SHBA-Rusi

Ukraina nuk do të marrë pjesë në bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre rusë në Arabinë Saudite, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky para mediave.

Zelensky ka thënë se Ukraina nuk është në dijeni të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë në Arabinë Saudite dhe konsideron që asnjë negociatë për Ukrainën, por pa Ukrainën, nuk do të ketë rezultat.

“Nuk mund të njohim asnjë marrëveshje për ne, pa ne”, u ka thënë Zelensky gazetarëve në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.

“Nuk do t’i njohim këto marrëveshje”, ka thënë ai.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën dhe Rusinë, Keith Kellogg, ka thënë të hënën pasdite se askush nuk do t’ia imponojë Zelenskyt marrëveshjen për paqe dhe që “ai dhe njerëzit e tij do ta marrin atë vendim”.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe Yuri Ushakov, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Putin për çështje të politikës së jashtme, do të udhëtojnë për në Arabinë Saudite, për t’u takuar me homologët e tyre amerikanë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Bisedimet e planifikuara për 18 shkurt në Riad do të fokusohen në përmirësim të marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit, ka thënë Peskov para gazetarëve.