Rusia: Ukraina vazhdon të marrë armë nga Perëndimi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i168144-rusia_ukraina_vazhdon_të_marrë_armë_nga_perëndimi
Kreu i Komisionit për çështjet e sovranitetit dhe bashkëkryetar i këshillit koordinues për çështjet që lidhen me integrimin e rajoneve të reja ruse ka thënë: Ukraina po merr ende armë nga Perëndimi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 23, 2025 03:34 Europe/Tirane
  • Rusia: Ukraina vazhdon të marrë armë nga Perëndimi

Kreu i Komisionit për çështjet e sovranitetit dhe bashkëkryetar i këshillit koordinues për çështjet që lidhen me integrimin e rajoneve të reja ruse ka thënë: Ukraina po merr ende armë nga Perëndimi.

Vladimir Rogov shtoi: "Sipas informacioneve të marra, dërgimi i armëve perëndimore në Ukrainë vazhdon akoma, megjithëse ritmi i tij kohët e fundit është ngadalësuar disi". Kjo vjen pasi përfaqësues nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara u takuan javën e kaluar në Riad, kryeqyteti i Arabisë Saudite, për të diskutuar zgjidhjen e krizës në Ukrainë dhe marrëdhëniet midis dy vendeve. Pas këtij takimi, palët njoftuan se konsultimet mes Moskës dhe Uashingtonit do të vazhdojnë.