Papa Françesku, në gjendje kritike në spital
(last modified Mon, 24 Feb 2025 08:46:02 GMT )
Shkurt 24, 2025 09:46 Europe/Tirane
  • Papa Françesku, në gjendje kritike në spital

Vatikani ka lëshuar një deklaratë duke njoftuar se gjendja shëndetësore e Papa Françeskut, liderit 88-vjeçar të katolikëve të botës, mbetet kritike pas një “krize të zgjatur” të shkaktuar nga një infeksion i dyfishtë në mushkëri dhe se ai është vendosur në një aparat oksigjeni.

Sipas rrjetit të lajmeve "Euronews", sipas Vatikanit, Papa u shtrua në një spital në Romë më 14 shkurt pas disa ditësh probleme me frymëmarrjen dhe mjekët konfirmuan se ai kishte pneumoni në të dy mushkëritë.

Vatikani, për herë të parë e përshkroi të shtunën gjendjen shëndetësore të Papës 88-vjeçar si kritike, duke thënë se ai kishte nevojë për oksigjen plotësues dhe transfuzion gjaku për shkak të një "krize të zgjatur të frymëmarrjes, të ngjashme me një sulm astme".

Papa Françesku është aktualisht në gjendje kritike për shkak të pneumonisë që ka prekur të dy mushkëritë e tij dhe mjekët tani po punojnë për të stabilizuar gjendjen e tij.

Papa ka marrë 2 njësi gjak deri më tani për shkak të anemisë dhe problemeve që lidhen me numrin e ulët të trombociteve. Mjekët thonë se nëse infeksioni hyn në gjakun e liderit katolik të botës, trupi i tij do të përjetojë reagime serioze. Papa Françesku u ka kërkuar katolikëve që të luten për të.