A e ngatërroi Trump Zelensky-n me liderët e vendeve arabe?
-
Donald Trump dhe mbreti Abdullah i Jordanisë – Heshtja dhe tikat nervore të mbretit jordanez gjatë takimit tërhoqën vëmendjen e mediave të ndryshme.
ParsToday – Një analist i botës arabe e vlerësoi betejën mes Zelenskit dhe Trump si fillimin e rënies së Perëndimit.
Analisti i botës arabe, Abdel Bari Atuan, të dielën, duke iu referuar konfrontimit verbal midis presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Ukrainës, tha se beteja mes tyre është fillimi i fundit për të dy dhe shembja e kampit perëndimor. Sipas ParsToday, Atuan, duke iu referuar asaj që ndodhi midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, në një artikull në gazetën "Rai Al-Youm", shkroi: "Gabimi i Trump në trajtimin e Zelensky ishte se ai mendoi se kishte të bënte me një nga udhëheqësit e vendeve arabe dhe nuk priste që Zelensky t'i kundërpërgjigjej atij, të futet në një polemik gojore para kamerave televizive dhe të mos kërkojë falje dhe shumë shpejtë të largohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa nënshkruar marrëveshjen tregtare për minerale!". Ai shtoi: "Amerika e ka humbur luftën në Ukrainë. Nuk e mendojmë të pamundur që beteja mes Zelenskit dhe Trump të jetë fillimi i fundit për të dy, kolapsi i kampit perëndimor dhe NATO-s dhe shfaqja e BRICS".
U zbulua fytyra e vërtetë e Trump
Ndërkohë, Simon Walters, analist i gazetës britanike "The Independent", dje e quajti debatin mes presidentit amerikan dhe zëvendëspresidentit të tij me presidentin ukrainas para kamerave televizive si "ngjarja politike më spektakolare, brutale dhe tronditëse e parë ndonjëherë në televizion drejtpërdrejt". "Ndoshta kjo ngjarje do të jetë më shumë se thjesht një pjesë e historisë televizive,"- shkruan Walters. "Ky mund të ketë qenë në fakt momenti kur një komb i tërë u fshi nga harta e botës. Ose ndoshta më keq, mund të shkaktojë ngjarje që kërcënojnë Ukrainën përtej kufijve të saj. Një kërcënim për pjesën tjetër të Evropës dhe, natyrisht, një kërcënim për Britaninë. Kjo është e pamohueshme."
Aleanca amerikano-evropiane është nën kërcënim serioz
Sipas ParsToday, revista "Foreign Affairs" gjithashtu në një analizë në fillim të kësaj jave, duke iu referuar takimit katastrofik dhe skandaloz midis Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, theksoi: "Kjo çështje ka tronditur themelet dhe bazat e marrëdhënieve transatlantike pas Luftës së Dytë Botërore dhe ka intensifikuar spekulimet për përfundimin e NATO-s".