Deputeti i Parlamentit Evropian: Amerikanët duhet ta kthejnë Statujën e Lirisë
(last modified Tue, 18 Mar 2025 18:24:42 GMT )
Mars 18, 2025 19:24 Europe/Tirane
  • Deputeti i Parlamentit Evropian: Amerikanët duhet ta kthejnë Statujën e Lirisë
    Deputeti i Parlamentit Evropian: Amerikanët duhet ta kthejnë Statujën e Lirisë

ParsToday - Një deputet francez i Parlamentit Evropian kritikoi politikat e presidentit amerikan ndaj vendeve të tjera dhe tha se është koha që Statuja e Lirisë të kthehet në Francë.

Është koha që Zonja e Gjelbër (Statuja e Lirisë) të kthehet në shtëpi”,- tha Raphael Glucksmann, një deputet francez i Parlamentit Evropian. Statuja e Lirisë në Nju Jork është një nga statujat më të famshme, e ndërtuar nga francezët në shekullin e 19-të dhe me lartësi 93 metra. Kjo statujë iu dhurua Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Franca 140 vjet më parë. Sipas ParsToday, Rafael Glucksman kritikoi politikat e presidentit amerikan Donald Trump ndaj vendeve të tjera, duke shtuar: "Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk përfaqësojnë më vlerat që e çuan Francën t'i dhurojë Statujën e Lirisë këtij vendi".

Franca bën thirrje për sanksione kundër atyre që janë përgjegjës për sulmet ndaj myslimanëve alavitë në Siri

Burimet informative nga Franca njoftuan se ministri i Jashtëm i këtij vendi, Jean-Noël Barrot, sugjeroi që ata që janë përgjegjës për sulmin ndaj myslimanëve alavitë të Sirisë të sanksionohen. Barrot tha se ai e ngriti këtë propozim në një takim të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE të hënën.

Irani kërkon nga Evropa ruajtjen e ndërveprimit bazuar në interesat e përbashkëta

Së fundmi, në një bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Iranit dhe Holandës, ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi theksoi qasjen e qeverisë iraniane për të ndjekur marrëdhënie të mira diplomatike dhe njoftoi se Teherani është i gatshëm të angazhohet dhe të bisedojë me vendet evropiane bazuar në respektin reciprok dhe në interesat e përbashkëta.