Çfarë po ndodh në Turqi?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i169170-Çfarë_po_ndodh_në_turqi
Pars Today - Ekrem Imamoğlu, kryebashkiak i Stambollit, u arrestua me akuzën e korrupsionit dhe ndihmës së një grupi terrorist; veprim i cili është dënuar nga opozita turke.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 22, 2025 09:49 Europe/Tirane
  • Protesta kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu
    Protesta kundër arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu

Pars Today - Ekrem Imamoğlu, kryebashkiak i Stambollit, u arrestua me akuzën e korrupsionit dhe ndihmës së një grupi terrorist; veprim i cili është dënuar nga opozita turke.

Sipas Pars Today, policia turke arrestoi të mërkurën kryebashkiakun e Stambollit dhe rivalin kryesor presidencial të presidentit aktual Rexhep Tajip Erdoğanit, me akuza për korrupsion dhe terrorizëm. Kjo lëvizje shkaktoi protesta të gjera.

Arrestimi i Ekrem Imamoglu tërboi kundërshtarët dhe partitë opozitare e dënuan atë si një grusht shteti me motive politike.

Guvernatori i përgjithshëm i provincës së Stambollit, pas demonstratave të gjera kundër arrestimit të Ekrem Imamoğlu, kryetarit të bashkisë së Stambollit dhe rivalit të presidentit Rexhep Tajip Erdogan gjatë fushatave presidenciale në Turqi, ndaloi çdo tubim dhe demonstratë në provincë deri më 23 mars 2025.

Megjithë ndalimin 4-ditor të demonstratave të vendosura pas arrestimeve, dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën para zyrave të Bashkisë së Stambollit në Saraçen të mërkurën dhe brohoritën slogane kundër qeverisë.

Özgur Özel, lideri i partisë CHP, mbajti një fjalim të mërkurën mes dhjetëra mijërave të mbledhur para zyrave të Bashkisë në Stamboll dhe e përshkroi Ekrem Imamoğlunë si presidentin e ardhshëm.

Ndërkohë, Mensur Yavaş, kryebashkiak i Ankarasë, deklaroi mbështetjen e tij për Ekrem Imamoglunë dhe pezulloi vendimin e tij për kandidaturën presidenciale.

Pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit nga forcat turke të sigurisë, seancat e parlamentit të vendit u kthyen të enjten në një skenë tensioni mes deputetëve.

Sipas këtij raporti dhe pamjeve të publikuara, një përfaqësues i partisë në pushtet ka pasur një sherr verbal me përfaqësues të Partisë Popullore Republikane.

Nga ana tjetër, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, në reagim ndaj arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit, deklaroi se opozita po përpiqet të mashtrojë njerëzit me slogane politike, në vend që të përgjigjet për akuzat për korrupsion.

Kjo, ndërkohë që sipas mediave, mijëra turq organizuan për të dytën natë radhazi protesta në qytete të ndryshme për të protestuar kundër arrestimit të Ekrem Imamoglusë dhe në disa rajone pati përleshje mes policisë dhe protestuesve.