Vazhdojnë arrestimet e protestuesve në Turqi / OKB e shqetësuar për arrestimet
(last modified Wed, 26 Mar 2025 11:09:13 GMT )
Mars 26, 2025 12:09 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë arrestimet e protestuesve në Turqi / OKB e shqetësuar për arrestimet
    Vazhdojnë arrestimet e protestuesve në Turqi / OKB e shqetësuar për arrestimet

Pars Today - Ministri i Brendshëm i Turqisë, ndërsa njoftoi arrestimin e 43 protestuesve të tjerë, tha: "Të arrestuarit ofenduan presidentin".

Sipas Pars Today, ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, njoftoi të martën se policia e këtij vendi ka arrestuar 43 persona që po nxisnin të tjerët të kryenin veprime të paligjshme.

Duke iu referuar disa fyerjeve të protestuesve ndaj presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe familjes së tij, ai tha: “Policia do të marrë masa për të arrestuar të dyshuarit e tjerë”.

Gjithashtu, ministri i Brendshëm turk kishte njoftuar të hënën se 1133 persona ishin arrestuar gjatë protestave në të gjithë Turqinë gjatë ditëve të fundit.

Një sindikatë gazetarësh në Turqi njoftoi se policia bastisi të hënën shtëpitë e 11 gazetarëve dhe fotoreporterëve dhe i arrestoi ata për shkak të mbulimit mediatik të protestave.

Ndërkohë, "Financial Times" raportoi javën e kaluar për investitorë që ikin nga tregu turk i kapitalit, duke shkruar: “Banka Qendrore e Turqisë është detyruar të injektojë në treg miliarda dollarë nga rezervat e saj valutore për të forcuar lirën (njësinë monetare turke)”.

Protestat e ditëve të fundit në rrugët e Turqisë, të cilat kanë qenë të paprecedenta në vend për më shumë se një dekadë, filluan pas arrestimit dhe vendimit të burgosjes së kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu.

Imamoglu, i cili konsiderohet një rival i ashpër politik i Erdoganit, është akuzuar për korrupsion; një akuzë që ai e mohon me forcë.

Ozgur Ozel, kreu i Partisë Popullore Republikane të Turqisë, anëtar i së cilës është edhe kryetari i Bashkisë së Stambollit, të dielën mbrëma, para qindra mijëra mbështetësve të partisë në Stamboll, i bëri thirrje popullit të bojkotojë mediat dhe institucionet që mbështesin qeverinë Erdogan.

Një gamë e gjerë mediash kryesore në Turqi mbështesin qeverinë dhe kundërshtarët thonë se kanalet kryesore të lajmeve të vendit kanë ofruar mbulim të pakët vizual të protestave mbarëkombëtare.

Vendimi i gjykatës të dielën për të shkarkuar Imamoglunë nga posti i tij dhe për ta burgosur atë, ka nxitur protesta.

Ai i konsideron këto protesta të motivuara politikisht dhe kundër parimeve demokratike; akuzat të cilat qeveria e Ankarasë i mohon.

Në këtë kuadër, disa burime të lajmeve raportojnë për shtypje të ashpër të opozitës nga policia turke dhe qeveria Erdogan ka shpallur ndalimin e hyrjes dhe daljes së qytetarëve nga Stambolli.

Nga ana tjetër, Organizata e Kombeve të Bashkuara të martën shprehu shqetësimin për kryerjen e arrestimeve masive në Turqi dhe paralajmëroi se do të hetojë autoritetet turke për përdorimin e paligjshëm të forcës kundër demonstruesve.