Vatikani në zi: Vdiq Papa Françesku
Prill 21, 2025 19:58 Europe/Tirane
Pars Today - Vatikani njoftoi vdekjen e Papa Françeskut, liderit të katolikëve të botës.
Sipas Vatikanit, Papa Françesku, lideri i katolikëve të botës, ka vdekur pas një periudhe të vështirë sëmundjeje.
Kardinali Kevin Ferrell, drejtori i financave dhe administratës së Vatikanit, në një mesazh në rrjetet sociale ka bërë të ditur lajmin për vdekjen e Papës.
Papa Françesku ndodhej i shtruar në spitalin Gemelli të Romës që prej 14 shkurtit për shkak të një infeksioni në të dy mushkëritë. Papa është shtruar disa herë në spital gjatë dy viteve të fundit, dhe arsyeja kryesore ishte një infeksion në mushkëri.
Tags