Euro dhe monedhat kombëtare në konkurrencë me hegjemoninë e dollarit
(last modified Sat, 31 May 2025 17:23:29 GMT )
May 31, 2025 19:23 Europe/Tirane
  • Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane
    Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane

ParsToday - Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane njoftoi se euro mund të bëhet një alternativë e fuqishme përball dollarit amerikan në botë.

Menaxherët ndërkombëtarë të bankave dhe fondeve të investimeve kanë paralajmëruar se pozicioni i dollarit është në rrezik për shkak të politikave të paqëndrueshme dhe rritjes së barrierave tregtare nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Sipas ParsToday, Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Evropiane, javën e kaluar njoftoi se nëse eurozona me 20 vende anëtare mund të reformojë kuadrin e saj financiar dhe të sigurisë, kjo monedhë mund të bëhet një alternativë e fuqishme përball dollarit amerikan në botë.

Lagarde theksoi se politikat ekonomike të Uashingtonit kanë bërë që investitorët globalë të rishqyrtojnë varësinë e tyre nga dollari. Ajo shtoi: “Zhvillimet aktuale i kanë hapur rrugën momentit të globalizimit të euros. Por euro nuk arrin automatikisht dominimin; ajo duhet të luftojë për të".

Por ky nuk do të jetë e gjithë ngjarja, sepse sipas këtij raporti, euro po përballet gjithashtu me probleme të ngjashme. Që kur sanksionet perëndimore u vendosën ndaj Rusisë në reagim ndaj luftës në Ukrainë në vitin 2022, Moska dhe partnerët e saj tregtarë kanë braktisur gjithnjë e më shumë përdorimin e dollarit dhe euros në favor të monedhave kombëtare.

Të dhënat zyrtare ruse tregojnë se 90 përqind e tregtisë së Rusisë me anëtarët e BRICS vitin e kaluar u krye në monedha vendase.