Holanda vendos sanksione kundër kolonëve të dhunshëm sionistë
-
Holanda vendos sanksione kundër kolonëve të dhunshëm sionistë
Pars Today - Ministri i Jashtëm Holandez dënoi dhunën e kolonëve sionistë në Bregun Perëndimor dhe mbështeti fuqimisht sanksionet kundwr këtyre kolonëve.
Sipas Pars Today, duke cituar IRNA-n, Ministri i Jashtëm Holandez Caspar Volkamp në rrjetin social X shkroi: Dënoj dhunën në rritje të kolonëve të paligjshëm në Bregun Perëndimor. Volkamp shtoi: Holanda ka filluar vendosjen e sanksioneve kundër kolonëve të dhunshëm dhe është një mbështetëse e fortë e saj. Shërbimi i veprimit të jashtëm i Bashkimit Evropian gjithashtu lëshoi një deklaratë duke thënë: Situata në Bregun Perëndimor të pushtuar po përkeqësohet me shpejtësi. Në ditët e fundit, dhuna e kolonëve, frikësimi dhe shkatërrimi i shtëpive dhe pronave është rritur në mënyrë dramatike; Kjo situatë duhet të ndalet. Bashkimi Evropian i bëri thirrje regjimit izraelit të ndërmarrë hapa konkretë për të parandaluar dhunën e kolonëve kundër palestinezëve dhe për të siguruar që autorët e këtyre krimeve të dënohen. Deklarata tha: Në situatën aktuale të vështirë, të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në uljen e tensioneve. Institucioni evropian gjithashtu kujtoi se vendbanimet janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë një pengesë për paqen. Burimet e lajmeve raportuan se tre qytetarë palestinezë u martirizuan në një sulm nga kolonët izraelitë në fshatin Kafr Malik, në lindje të Ramallahut. Sipas dëshmitarëve okularë, më shumë se 150 kolonë të armatosur, të mbështetur dhe të shoqëruar nga ushtarë izraelitë, sulmuan fshatin dhe dogjën shtëpi dhe makina palestineze, duke hasur nw rezistencë popullore. Tre palestinezë u martirizuan dhe shtatë të tjerë u plagosën rëndë në këtë sulm të dhunshëm. Ky veprim ndodhi vetëm pak ditë pas veprimeve provokuese të kolonëve dhe brohoritjes së sloganeve anti-palestineze kundër banorëve të zonës. Ekspertët dhe organizatat ndërkombëtare kanë paralajmëruar për trendin e vazhdueshëm të rritjes së dhunës së kolonëve kundër civilëve palestinezë në Bregun Perëndimor.