A i përfaqëson Izraeli jehudinjtë?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i173090-a_i_përfaqëson_izraeli_jehudinjtë
Pars Today - Jehudinjtë ortodoksë në qytetin e Nju Jorkut mbajtën një demonstratë kundër krimeve të regjimit izraelit dhe dënuan veprimet e këtij regjimi në Gaza.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 20, 2025 09:20 Europe/Tirane
  • Jehudinjtë ortodoksë protestojnë në qytetin e Nju Jorkut kundër krimeve të regjimit sionist
    Jehudinjtë ortodoksë protestojnë në qytetin e Nju Jorkut kundër krimeve të regjimit sionist

Pars Today - Jehudinjtë ortodoksë në qytetin e Nju Jorkut mbajtën një demonstratë kundër krimeve të regjimit izraelit dhe dënuan veprimet e këtij regjimi në Gaza.

Qindra jehudinj ortodoksë mbajtën një demonstratë në Nju Jork, duke dënuar krimet e regjimit izraelit në Gaza dhe duke mbajtur pankarta në të cilat thuhej: "Antisionizmi nuk është antisemitizëm" dhe "Netanyahu dhe Ben-Gviri janë armiku numër një i popullit hebre". Sipas Pars Today, protestuesit vunë në dukje se do të organizojnë protesta më të gjera kur kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu të jetë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Rabini Dovid Feldman, një nga pjesëmarrësit në demonstratë, tha në një intervistë me agjencinë e lajmeve Anadolu Ajansi: “Udhëtimi i Netanyahut për në OKB do të krijojë përshtypjen e gabuar në botë se ai përfaqëson të gjithë jehudinjtë (fetarët hebrenj) dhe se veprimet e tij miratohen nga feja judaike. Ndërkohë që, gjithçka që përfaqëson Izraeli dhe Benjamin Netanyahu është në kundërshtim të plotë me Judaizmin dhe është një njollë turpi për popullin tonë.”

Në këtë kontekst, gazeta sioniste Haaretz deklaroi: “Po formohet një brez jehudinjsh që e shohin veten të ndarë nga Izraeli.” Gazeta, duke cituar aktoren 30-vjeçare judeo-amerikane, Hannah Einbinder, shkroi: “Si një judeo-amerikane, jam e turpëruar dhe e indinjuar që gjenocidi ndaj popullit të Gazës po financohet nga taksat e qytetarëve amerikanë.” Einbinder theksoi: “Detyra ime si një judaiste është të bëj dallimin midis judenjve dhe shtetit të Izraelit.”

Kur pranoi çmimin Emmy, ajo e bëri të qartë qëndrimin e saj duke thirrur “Lironi Palestinën!” (Free Palestine!), një veprim që, sipas gazetës Haaretz, shënoi një ndryshim serioz në mënyrën se si të rinjtë judeo-amerikanë e shohin Izraelin krahasuar me brezat e mëparshëm. Gazeta shtoi: “Numri i hebrenjve të Hollivudit që denoncojnë hapur Izraelin po rritet dita-ditës. Ata duan të mbrojnë veten dhe fenë e tyre nga një qeveri që besojnë se po i dëmton.”

Nga ana tjetër, Avraham Burg, ish-kryetar i Knessetit të regjimit sionist, deklaroi gjithashtu: “Unë e mbështes ndjekjen penale të Izraelit në gjykatat ndërkombëtare. Nëse Izraeli kryen ndonjë gabim, ndonjë akt të lig, akte barbare apo krime, ai duhet të ndiqet penalisht.”