Pse Trump nuk do ta marrë Çmimin Nobel për Paqen?
-
Presidenti amerikan Donald Trump
Pars Today - Sipas ekspertëve të Çmimt Nobel, presidenti amerikan Donald Trump nuk do ta marrë Çmimin Nobel për Paqen të këtij viti, pavarësisht interesit të tij të madh.
Sipas Pars Today, agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar ekspertët e Çmimit Nobel, raportoi të mërkurën se presidenti amerikan Donald Trump po shkatërron rendin ndërkombëtar, të cilin Komiteti i Çmimit Nobel e vlerëson dhe, për këtë arsye, nuk ka shanse të marrë çmimin e këtij viti për paqen. Sipas parashikimit të këtyre ekspertëve, përpjekjet propaganduese dhe lobuese të Trumpit ka të ngjarë të shkaktojnë gjithashtu efektin e kundërt, sepse, sipas një anëtari të Komitetit të Çmimit Nobel, ata preferojnë të veprojnë në mënyrë të pavarur dhe pa ndikimin e presioneve të jashtme.
Sipas këtij raporti, Komiteti i Çmimit Nobel prej pesë anëtarësh mund të nxjerrë në pah një organizatë humanitare që po vepron në kushte më të vështira për shkak të reduktimit të ndihmave amerikane nën administratën Trump. Çmimi, i cili do të shpallet më 10 tetor, mund t'u shkojë organizatave të tilla si UNHCR, UNICEF, Kryqi i Kuq, Mjekët pa Kufij ose grupeve me bazë popullore si Dhomat e Reagimit në Rast Emergjence të Sudanit.
Historiani i Çmimit Nobel, Asle Sveen, beson se Trump nuk ka asnjë shans për ta fituar çmimin, duke përmendur arsye të tilla si mbështetja e tij për Izraelin në luftën e Gazës.
“Trump i ka tërhequr Amerikën nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike, dhe ka filluar një luftë tregtare kundër miqve dhe aleatëve të vjetër”, tha Nina Graeger, drejtoreshë e Institutit të Kërkimeve për Paqen në Oslo. “Ai nuk është dikush që të vjen ndërmend kur mendon për një president paqedashës ose dikë që është vërtet i interesuar në promovimin e paqes”, shtoi ajo.