Çfarë roli luan Tony Blair në projektin e ndarjes së Palestinës?
-
Tony Blair, ish-kryeministri britanik
Pars Today - Duke iu referuar pozicionimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanyahu kundër popullit palestinez, një analist dhe shkrimtar palestinez tha: “Ajo që po ndodh çdo ditë në Gaza është një krim gjenocidal dhe spastrim etnik.”
Farhan Alqam, një analist dhe shkrimtar palestinez, tha: “Ajo që po ndodh në Gaza është një krim gjenocidal dhe spastrim etnik që pushtuesit kryejnë kundër civilëve çdo ditë.” Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve Shahab, Alqam shtoi: “I gjithë huamnizmi po terrorizohet në Gaza ditë e natë.”
Duke deklaruar se presidenti amerikan nuk ka ndërmend ta ndalojë luftën tani, ai theksoi: “Populli palestinez është i përkushtuar ndaj tokës dhe territorit të vet dhe kundërshton çdo plan për zhvendosje.”
Duke iu referuar planeve të presidentit amerikan për t'i dhënë fund luftës në Gaza, analisti deklaroi: “Planet e Trumpit nuk synojnë t'i japin fund luftës, përkundrazi ato janë në kuadër të interesave personale të tij dhe të Netanyahut dhe konsolidimit të pushtimit izraelito-amerikan në rajon.”
Alqam vazhdoi: “Presidenti amerikan nuk po i mban premtimet e tij, dhe prova e kësaj ishte tërheqja e të dërguarit të tij, Steve Witkoff, nga marrëveshja për të cilën Rezistenca kishte rënë dakord.”
Shkrimtari palestinez shtoi: “Trumpi gjithashtu nuk tregon mëshirë ndaj aleatëve të tij dhe organizon grushte shteti kundër tyre. Një shembull i kësaj është Katari, një aleat i Amerikës, i cili, pavarësisht se luan një rol kyç në ndërmjetësim dhe strehon bazën më të madhe amerikane në rajon, ai organizoi një grusht shteti kundër tij dhe i dha Netanyahut dritën jeshile për të sulmuar delegacionin negociues palestinez duke çaktivizuar sistemin e paralajmërimit dhe të mbrojtjes ajrore në bazën Al-Udeid.”
Ai shpjegoi: “Fjalët e Trumpit për afërsinë e një marrëveshjeje nuk është gjë tjetër veçse optimizëm i ekzagjeruar; qëllimi i Trumpit është t'i japë Netanyahut kohë të mjaftueshme për të vazhduar agresionin e tij dhe për të arritur një fitore imagjinare për t'u shpëtuar krizave të brendshme.”
Duke iu referuar takimit të Trumpit me udhëheqësit e vendeve arabe, analisti tha se qëllimi i tij ishte të mposhtej plani franko-saudit për të njohur Palestinën duke paraqitur alternativa të bazuara në ndarjen e Gazës nga Bregu Perëndimor dhe dorëzimin e saj një qeverie alternative nën mbikëqyrjen e Tony Blair (ish-kryeministër britanik), duke shtuar: “Blair është thirrur vetëm për të krijuar kaos në rajonin e Azisë Perëndimore.”
Alqam i konsideroi planet e paraqitura nga Trumpi të njëjta me planet e Netanyahut dhe në gjuhën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat jo vetëm që nuk janë në interes të popullit palestinez, por edhe rrënjësojnë pushtimin.
Ai përfundoi duke thënë: “Shpresa për stabilitetin e popullit palestinez dhe Rezistencën e tij është si një shkëmb që shkatërron të gjitha këto komplotet. 7 Tetori (Stuhia Al-Aksa) shkaktoi një ndryshim historik në opinionin publik drejt Çështjes Palestineze dhe hapi derën për një valë të gjerë njohjeje të shtetit të Palestinës pas dekadash negociatash pak të suksesshme.”