Personalitete arabe theksojnë mbi rëndësinë e Ditës Botërore të Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i19372-personalitete_arabe_theksojnë_mbi_rëndësinë_e_ditës_botërore_të_kodsit
Personalitete politike, fetare dhe juridike arabe kanë theksuar mbi rëndësinë e Ditës Botwrore të Kodsit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 27, 2016 11:54 Europe/Tirane
  • Personalitete arabe theksojnë mbi rëndësinë e Ditës Botërore të Kodsit

Personalitete politike, fetare dhe juridike arabe kanë theksuar mbi rëndësinë e Ditës Botwrore të Kodsit.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, personalitete politike, fetare arabe Ditën Botwrore të Kodsit e cila është emëruar me inicitiavën e themeluesit të Republikës Islamike të Iranit Imam Khomeinit (ra), e konsiderojnë si përkujtim të çështjes palestineze dhe si nevojë për çlirimin e Kodsit të shenjtë dhe kërkojnë nga vendet arabe dhe islamike të forcojnë unitetin, të lejnë anash ndasitë dhe mosmarrëveshjet dhe të bëjnë përpjekkej për çlirimin e Kodsit. Aziz Henavi, aktivist politik dhe sekretar i Qendrës marokene për luftë kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist, Ditën Botërore të Kodsit e konsideron shkak të dështimit të arrogancës botërore dhe shton: Iniciativa e Imam Khomeinit (ra) që të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit ta quaj Dita Botërore e Kodsit për të gjithë popujt e botës shton vëmendjen për çlirimin e Kodsit të shenjtë dhe është çlirim i njerëzimit nga arroganca dhe të jetë Dita e luftën kundër normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe kundër dhunës. Vasek Al Hashemi, ekspert politik irakian duke folur në lidhje me vazhdimin e politikave shtypëse të regjimit sionist kundër popullit palestinez, ka thënë: Dita Botërore e Kodsit është përkujtim i rëndësisë së çështjes palestineze. Shejh Mohamed Selman, teolog nga Iraku, duke theksuar mbi unitetin e të gjitha vendeve islamike dhe lënien anash të dallimeve dhe mosmarrëveshjeve, ka thënë se qëllimi kryesor i Ditës Botërore të Kodsit, të jetë çlirimi i Kodsit. AL Taher Al Hashemi, anëtar i Asamblesë botërore të Ehli Bejtit nga Egjipti, Ditën Botërore të Kodist e konsideron zgjim të ummetit islamik përballë dhunës dhe arrogancës dhe ka shtuar se mysliman e botës duhet t'i kushtojnë vëmendje të posaçme iniciativës së Ima Khomeinit (ra) për ruajtjen e unitetit si rrugë e vetme për shpëtimin e myslimanëve.