Dimitri Medvedev paralajmëron rreth ekzistencës së plasaritjeve shoqërore në Turqi
(last modified Sat, 16 Jul 2016 12:20:23 GMT )
Korrik 16, 2016 14:20 Europe/Tirane
  • Dimitri Medvedev paralajmëron rreth ekzistencës së plasaritjeve shoqërore në Turqi

Kryeministri i Rusisë ka paralajmëruar për ekzistencën e plasaritjeve shoqërore në Turqisë.

Agjencia Sputnik e lajmeve njoftoi se Dimitri Medvedev, kryeministri i Rusisë, në fund të takimit të krerëve të Azisë dhe Evropës në qytetin Ulaanbaatar, kryeqytetin e Mongolisë, deklaroi se grusht shteti në Turqi tregon plasaritjen e thellë që është krijuar në shoqërinë e këtij vendi. Medvedev paralajmëroi gjithashtu se edhe në trupin e ushtrisë së Turqisë ekziston një plasaritje e madhe dhe se arsye kryesore e grusht shtetit janë pikërisht ndarjet shoqërore dhe ushtarake. Nedevedev gjithashtu tha se koha do të tregojë më mirë se çfarë ndodhi në Turqi dhe pavarësisht këtyre ngjarjeve, Moska zyrtare ka marrë masat e duhura për të mbrojtur qytetarët rusë dhe interesat e kompanive ruse në Turqi.

Tags