Helikopteri turk ulet në Greqi me 8 persona në bord
https://parstoday.ir/sq/news/world-i21613-helikopteri_turk_ulet_në_greqi_me_8_persona_në_bord
Një helikopter turk i tipit “Black Hawk” pasi ka hyrë në zonën ajrore të Greqisë ka kërkuar leje për ulje dhe është ulur i shoqëruar nga avionë ushtarakë grekë F-16 në qytetin e Aleksandrupolit në lindje të vendit, pranë kufirit greko-turk.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2016 12:53 Europe/Tirane
  • Helikopteri turk ulet në Greqi me 8 persona në bord

Një helikopter turk i tipit “Black Hawk” pasi ka hyrë në zonën ajrore të Greqisë ka kërkuar leje për ulje dhe është ulur i shoqëruar nga avionë ushtarakë grekë F-16 në qytetin e Aleksandrupolit në lindje të vendit, pranë kufirit greko-turk.

Në bordin e tij ndodheshin tetë persona, prej të cilëve shtatë ushtarakë dhe një civil. Pasi është ulur helikopteri i tyre, ata janë shoqëruar në rajonin e policisë, ku kanë bërë kërkesën për azil politik. Sipas Shtabit të Forcave ushtarake greke po bëhen të gjitha procedurat për rikthimin e helikopterit në Turqi. Ndërkohë, ministri i Jashtëm turk, Cavusoglou ka kërkuar nga homologu i tij grek Nikos Kotzais dorëzimin e menjëhershëm të tetë personave.