Grusht shteti kundër Erdogan, apo grusht shteti për Erdogan?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i21619-grusht_shteti_kundër_erdogan_apo_grusht_shteti_për_erdogan
Grushti i shtetit kundër Erdogan, përpara se sa të arrinte mëngjesi, përfundoi gjatë natës. Kontrollimi i grushtit të shtetit për Erdogan zgjati vetëm 1 minutë. CNN Turk zhvilloi një vizitë me Erdoganin i cili u kërkoi përkrahësve të tij të dalin në rrugë dhe të përballen me puçistët. Vetëm pas disa minutash, rrugët e Stambollit u mbushën me njerëz përkrahës të Erdogan, të cilët nxorën nga tanket ushtarët e armatosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2016 13:57 Europe/Tirane
  • Grusht shteti kundër Erdogan, apo grusht shteti për Erdogan?

Grushti i shtetit kundër Erdogan, përpara se sa të arrinte mëngjesi, përfundoi gjatë natës. Kontrollimi i grushtit të shtetit për Erdogan zgjati vetëm 1 minutë. CNN Turk zhvilloi një vizitë me Erdoganin i cili u kërkoi përkrahësve të tij të dalin në rrugë dhe të përballen me puçistët. Vetëm pas disa minutash, rrugët e Stambollit u mbushën me njerëz përkrahës të Erdogan, të cilët nxorën nga tanket ushtarët e armatosur.

Që në fillim, Erdogan dhe përkrahësit e tij folën mbi rolin e Fataullah Gylen në këtë grusht shteti. Gylen një herë e një kohë ishte një prej figurave më të fuqishme politike dhe fetare në Turqi, ndërsa tani ai është kthyer në një prej armiqve të popullit turk. Erdogani e sfidon atë dhe i thotë " Nëse ke guxim eja dhe kthehu ". Shumë shpejt pritet që në ushtrinë turke të nisin shkarkimet dhe ndryshimet. Agjencia Afkar News thotë se problemet e brendshme të Erdogan të cilat deri dje kishin arritur kulmin, tani janë harruar përkohësisht dhe partitë opozitare preferojnë që për momentin të mos futen në konflikt me Sulltanin. Ky grusht shteti mund të jetë një prej grushteve të shtetit më të pa programuar në botë. Ushtarakët shumë shpejt vunë në kontroll pikat dhe qendrat e ndjeshme dhe kryesore si urat dhe institucionet. Interneti u ndërpre dhe televizioni shtetëror u vu nën kontrollin e puçistëve. Mirëpo televizionet private vazhduan punën e tyre dhe bllokuan ushtarakë. E sigurt që Turqia kaloi një natë të vështirë mirëpo Erdogan që doli fituesi kryesor i kësaj ngjarjeje, ishte në dijeni të grushtit të shtetit dhe ishte i sigurt në dështimin e këtij grusht shteti. Në fund ngjarja përfundoi në interes të tij. Tani Erdogan ka akoma më shumë arsye për të kërkuar ekstradimin e Gylen nga Amerika. Në këtë momente roli i Amerikës dhe i Evropës në këtë grusht shteti është i paqartë. Ambasada Franceze në Ankara që një ditë më parë kishte informuar shtetasit e saj që të jenë të kujdesshëm nga trazirat në Turqi. Të gjitha këto Erdogan mund t'i përdor në interes të tij. Ai mund ta pastrojë përsëri ushtrinë dhe mund të ushtrojë presione ndaj partive opozitare. Tani rreziku i Gylen është eliminuar mirëpo kur Erdogan mori pjesë në ceremoninë e varrimit të Muhamed Ali Klei në Amerikë e kuptoi se kundërshtari i tij ka ndikim të fuqishëm. Në atë ceremoni, Erdoganin nuk e kanë lejuar as të mbajë fjalim. Presidenti i Turqisë i mërzitur u largua nga ceremonia dhe thuhet se pas saj qëndronte Gylen. Edhe pse Gylen mund të ketë influencë tek forcat e ushtrisë, tani Erdogan mund t'i shtypë të gjithë me një shkop. Tani ka ardhur koha e hakmarrjes. Erdogan ka dalë fitues i një grushti shteti që mesa duke ishte krijuar kundër tij.