10 pasojat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi
(last modified Sun, 17 Jul 2016 16:46:37 GMT )
Korrik 17, 2016 18:46 Europe/Tirane
  • 10 pasojat e grushtit të dështuar të shtetit në Turqi

Grushti i shtetit i ushtrisë turke në bashkëpunim me xhandarmerinë, kundër qeverisë së Rexhep Taip Erdogan, përfundoi pa asnjë rezultat. Thirrja që i është bërë popullit, tregoi rolin e madh të medias dhe të xhamive në dështimin e grushtit të shtetit për të cilin akuzohet Fataullah Gylen, i cili aktualisht ndodhet i internuar vetë në SHBA.

2 vjet më parë në kohën kur 4 ministra të qeverisë së partisë Drejtësia dhe Progresi u akuzuan për korrupsion, Erdogan ndërmori një fushatë për pastrimin e forcave të policisë dhe të sistemit gjyqësor duke i akuzuar ata për lidhje me Gylen. Gjatë ditëve të fundit në Turqi janë arrestuar më shumë se 2 mijë policë dhe ushtarakë që sipas presidentit Erdogan janë implikuar në këtë grusht shteti. Ashtu siç vuri në dukje presidenti turk në aeroportin e Stambollit, puçistët do të ndëshkohen për këtë akt të tyre dhe për këtë kanë nisur hetimet me marrjen në pyetje të oficerëve me grada të ulëta e deri tek oficerët me grada të larta. Partitë opozitare në Turqi, që në orët e para të grushtit të shtetit e kanë dënuar dhe kanë theksuar se demokracia është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve ekzistuese në Turqi. Një tjetër faktor që çoi në dështimin e grushtit të shtetit ishte mos angazhimi i të gjithë ushtrisë në këtë operacion dhe besnikëria e treguar nga forcat e policisë turke ndaj shtetit. Pas grushtit të shtetit në Turqi, shumë oficerë ushtrie pritet të dalin në pension para kohe dhe në fillim të gushtit pritet të mbahet takimi i këshillit komandues të ushtrisë dhe forcave të armatosura me qëllimin ndryshimin e gradave dhe nxjerrjen në pension të oficerëve dhe komandantë të lartë të ushtresë. Me fjalë të tjerë grushti i shtetit në Turqi u bë shkak që në trupin e ushtrisë turke të bëhen ndryshime thelbësore. Në këtë mes mediat kaluan një test të vështirë dhe pothuajse asnjë prej mediave të pavarura nuk mbështeti puçistët dhe i bënë thirrje popullit të dalë në rrugë kundër grushtit të shtetit. Mirëpo në fund të fundit nga ky grusht shteti në Turqi mund të nxirren disa rezultate që janë:

Hapësira për partitë opozitare do të ngushtohet akoma më shumë.

Në rast të mbajtjes së një referendumi për ndryshimin e kushtetutës dhe sistemit nga ai parlamentar në atë presidencial, ekziston mundësia që populli turk të votojë pozitivisht.

Në zgjedhjet e ardhshme duke mos pasur një parti të fuqishme opozitare, ekziston mundësia e fitores së partisë Drejtësia dhe Progresi.

Në ushtri do të bëhen ndryshime thelbësore dhe në krye të saj do të vihen komandantë dhe oficerë të besuar të Erdogan.

Imazhi i ushtresë për shkak të grushtit të shtetit është dëmtuar dhe ajo nuk do të përmirësohet shumë shpejt.

Grushtin e shtetit në Turqi mund ta përdorin edhe grupet terroriste brenda dhe jashtë Turqisë dhe kjo do të dyfishojë punën e forcave të sigurisë në Turqi.

Ekonomia turke për shkak të tensioneve në marrëdhëniet me vendet fqinje dhe në veçanti me Rusinë, do të vazhdojë të përballet me probleme ndërsa industria e turizmit në këtë vend ka pësuar goditje të rëndë.

Në një kohë kur qeveria turke po përpiqet të përmirësojë marrëdhëniet me vendet fqinje e të tjera si Siria, Rusia e më pash Egjipti, Erdogani mund ta përdorë grushtin e shtetit për të shtuar unitetin në partinë Drejtësia dhe Progresit dhe në këtë mënyrë të përmirësojë situatën e venitur politike në Turqi. Pas përmirësimit të kësaj situate mund të shpresohet për përmirësimin e ekonomisë së Turqisë. Në fund duhet thënë se ndaj grushtit të shtetit në Turqi, fitoi demokracia. Populli turk ka kujtime të hidhura nga grushti i mëparshëm i shtetit dhe pikërisht për këtë arsye doli në rrugë duke mos lejuar realizimin e këtij grusht shteti.

 

Tags