Franca aktivizon 12 mijë rezervistë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i21859-franca_aktivizon_12_mijë_rezervistë
Qeveria e Francës pas shtimit të shqetësimeve dhe kritikave ndaj situatës së sigurisë në këtë vend, ka aktivizuar mijëra forca policore rezerviste të këtij vendi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 18, 2016 13:26 Europe/Tirane
  • Franca aktivizon 12 mijë rezervistë

Qeveria e Francës pas shtimit të shqetësimeve dhe kritikave ndaj situatës së sigurisë në këtë vend, ka aktivizuar mijëra forca policore rezerviste të këtij vendi.

Qeveria e Francës me anë të një deklarate, ka thirrur për mobilizim 12 forca rezerviste të policisë me qëllim të forcimit të sigurisë të cilët do t'i shtohen 120 mijë policëve në detyrë në të gjitha rajonet e Francës. Jean-Yve Le Drian, ministri i mbrojtjes i Francës, gjithashtu në lidhje me këtë çështje ka deklaruar se pas sulmeve terroriste në Francë, do të rritet numri i forcave policore të dislokuara në rajone të ndryshme të këtij vendi dhe këto forca do të dislokohen më shumë jashtë Parisit, sidomos në vendet turistike dhe në vendet me qarkullim të dendur. Pas sulmit terrorist në qytetin Nice në jug të Francës, qeveria e këtij vendi po përballet me kritika të ashpra rreth veprimit në fushën e sigurisë dhe për shkak të pranisë së pamjaftueshme të forcave të policisë gjatë organizimit të festës kombëtare të Francës.