Zezakët në Amerikë ftohen për t’iu bashkuar ISIS
(last modified Tue, 19 Jul 2016 07:45:11 GMT )
Korrik 19, 2016 09:45 Europe/Tirane
  • Zezakët në Amerikë ftohen për t’iu bashkuar ISIS

Pas ngjarjes së fundit në shtetin Luiziana, grupi terrorist ISIS u ka kërkuar zezakëve në Amerike që t’i bashkohen këtij grupi.

Menjëherë pas ngjarjes që çoi në vrasjen e tre policëve në Amerikë, grupi terrorist ISIS me anë të rrjeteve të tij informative dhe sociale u ka kërkuar zezakëve që t’i bashkohen këtij grupi në përballje me qeverinë amerikane. Presidenti amerikan, Barack Obama ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje pas vrasjes së 3 oficerëve të policisë në qytetin Baton Rouge të Louisianës. Agresori Gavin Long, një afro-amerikan që kishte shërbyer për 5 vite në forcat e Marinës amerikane, ka mbetur gjithashtu i vdekur.
Ai kishte publikuar video në internet, me anë të të cilave ankohej mbi trajtimin policor të afro-amerikanëve në vend. Tensionet në Baton Rouge mbeten në nivele të larta që kur u vra Alton Sterling, një njeri me ngjyrë, nga forcat e policisë teksa mbahej shtrirë në tokë dhe nuk përbënte rrezik për ta, dy javë më parë. Vdekja e Sterling, por edhe vrasja e një tjetër personi me ngjyrë nga policia në Minnesota, nxitën protesta të shtunë anembanë Shteteve të Bashkuara, por shkaktuan edhe një ndjenjë hakmarrjeje nga një veteran me ngjyrë i ushtrisë, i cili vrau më pas 5 oficerë policie dhe plagosi disa të tjerë në Dallas të Teksasit. Oficerët e ndarë nga jeta janë identifikuar si Montrell Jackson, 32 vjeç; Matthew Gerald, 41 vjeç; si dhe Brad Garafola, 45 vjeç. Ndërsa agresori 29-vjeçar mësohet të ketë qenë një ish-marins nga Kansas City i Missourit.

 

 

Tags