Konflikt në Kashmir
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22009-konflikt_në_kashmir
Autoritetet në pjesën e Kashmirit, që është nën kontroll të Indisë, nga dita e premte i kanë marrë redaksitë e gazetave dhe i kanë ndalur stacionet televizive, me qëllim që të pengohen protestat e dhunshme, për shkak të vrasjes së një lideri nga forcat e sigurisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 19, 2016 15:52 Europe/Tirane
  • Konflikt në Kashmir

Autoritetet në pjesën e Kashmirit, që është nën kontroll të Indisë, nga dita e premte i kanë marrë redaksitë e gazetave dhe i kanë ndalur stacionet televizive, me qëllim që të pengohen protestat e dhunshme, për shkak të vrasjes së një lideri nga forcat e sigurisë.

Zyrtarët kanë thënë sot se kjo goditje ishte e domosdoshme pasi kanalet televizive pakistaneze kishin “lansuar fushatë me qëllim të nxitjes së problemeve”. 41 njerëz janë vrarë dhe më se 3 mijë të tjerë janë plagosur nga protestat gjatë ditëve të fundit. Kjo ishte dhuna më e madhe në këtë territor në 6 vitet e fundit. Më herët, autoritetet kishin imponuar orë policore dhe i kishin bllokuar shërbimet e telefonave mobilë për parandalimin e organizimit të protestave, për shkak të vrasjes së aktivistit separatist, Burhan Wani, 22 vjeçar, gjatë të shtënave me policinë javën e kaluar. Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, tha se ishte i shokuar me vrasjen e aktivistit Wani. Zyrtarët e Indisë, kanë reaguar ndaj kësaj deklarate duke e përshkruar atë si përpjekje për “përzierje në punët e brendshme” të Indisë.