Turqia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Fethullah Gulen
(last modified Tue, 19 Jul 2016 14:08:45 GMT )
Korrik 19, 2016 16:08 Europe/Tirane
  • Turqia kërkon zyrtarisht ekstradimin e Fethullah Gulen

Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e Fethullah Gulen nga Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të zgjerojë spastrim të saj pas një grushti ushtarak të dështuar gjatë fundjavës.

Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, presidenti Turk Rexhep Taip Erdogan fajëson Gulen, një rival i tij prej një kohë të gjatë, për tentativën për grusht e shteti që filloi natën e së premtes. Kryeministri turk Binali Yildirim bëri njoftimin në lidhje me kërkesën për ekstradim në Parlament të martën duke kritikuar Shtetet e Bashkuara që i kanë kërkuar Turqisë të sigurojë prova për përfshirjen e Gulen. "Ajo tashmë është e qartë,” tha Yildirim. “Megjithatë, ne do t'u sigurojmë atyre një grumbull provash" tha kryeministri turk. Nga ana tjetër, Gulen që jeton në mërgim në Pensilvani, ka mohuar çdo përfshirje në grusht shtet.

Tags