Ministrat e mbrojtjes së Amerikës dhe Turqisë bisedojnë rreth sigurisë
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka biseduar me homologun e tij turk në lidhje me çështjet e sigurisë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ashton Karter, sekretari amerikan i mbrojtjes, në një bisedë telefonike me Fikri Ishik, ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ka diskutuar në lidhje me çështjet e sigurisë. Sipas këtij burimi, sekretari amerikan i mbrojtjes me këtë rast e ka siguruar homologun e tij turk se përkrahë qeverinë e Turqisë pas grusht shtetit të pasuksesshëm në këtë vend. Ministri i mbrojtjes së Turqisë gjatë kësaj bisede deklaroi se për shkak të zhvillimeve aktuale në vend, nuk ka mundësi të marrë pjesë në takimin e Amerikës në lidhje me situatën në Irak. Vlen të theksohet se pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi, janë shtuar trazirat dhe pasiguria në këtë vend dhe si pasojë e këtij gusht shteti, janë arrestuar mijëra persona në Turqi.