Ministrat e mbrojtjes së Amerikës dhe Turqisë bisedojnë rreth sigurisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22144-ministrat_e_mbrojtjes_së_amerikës_dhe_turqisë_bisedojnë_rreth_sigurisë
Sekretari amerikan i mbrojtjes ka biseduar me homologun e tij turk në lidhje me çështjet e sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 09:21 Europe/Tirane
  • Ministrat e mbrojtjes së Amerikës dhe Turqisë bisedojnë rreth sigurisë

Sekretari amerikan i mbrojtjes ka biseduar me homologun e tij turk në lidhje me çështjet e sigurisë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Ashton Karter, sekretari amerikan i mbrojtjes, në një bisedë telefonike me Fikri Ishik, ministrin e mbrojtjes së Turqisë, ka diskutuar në lidhje me çështjet e sigurisë. Sipas këtij burimi, sekretari amerikan i mbrojtjes me këtë rast e ka siguruar homologun e tij turk se përkrahë qeverinë e Turqisë pas grusht shtetit të pasuksesshëm në këtë vend. Ministri i mbrojtjes së Turqisë gjatë kësaj bisede deklaroi se për shkak të zhvillimeve aktuale në vend, nuk ka mundësi të marrë pjesë në takimin e Amerikës në lidhje me situatën në Irak. Vlen të theksohet se pas grusht shtetit të pasuksesshëm në Turqi, janë shtuar trazirat dhe pasiguria në këtë vend dhe si pasojë e këtij gusht shteti, janë arrestuar mijëra persona në Turqi.