Shtëpi e Bardhë: Gylen ka qëndrim të ligjshëm në Amerikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22150-shtëpi_e_bardhë_gylen_ka_qëndrim_të_ligjshëm_në_amerikë
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Gylen, opozitari i qeverisë së Turqisë i cili qëndron në Amerikë, në këtë vend jeton në mënyrë të ligjshme.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 20, 2016 14:06 Europe/Tirane
  • Shtëpi e Bardhë: Gylen ka qëndrim të ligjshëm në Amerikë

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit deklaroi se Gylen, opozitari i qeverisë së Turqisë i cili qëndron në Amerikë, në këtë vend jeton në mënyrë të ligjshme.

Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Mark Tuner të martën në një konferencë shtypi në Uashington në lidhje me qëndrimin e qeverisë amerikane rreth Fethullah Gylen dhe rreth faktit çfarë veprimtarie zhvillon Gylen në Amerikë, deklaroi se nuk ka nevojë që të shpjegohet lloji i veprimtarisë së Gylen në Amerikë ose të shpjegohen lloji  i pjesëmarrjes së tij në zhvillimet në Turqi, për arsye se Gylen aktualisht në mënyrë ligjore qëndron në Amerikë. Tuner shtoi se Gylen në vendin ku jeton në Pensilvani zhvillon një veprimtari të ndryshme dhe në Amerikë jeton me Green Kart. Ai nuk ka kërkuar kurrë azil politikë në Amerikë. Aq sa ka informacion qeveria amerikan, Gylen nuk zhvillon veprimtari të paligjshme. Qeveria e Turqisë i ka thënë disa dokumente dhe dëshmi qeverisë amerikan në lidhje me Fethullah Gylen të cilat janë duke u shqyrtuar nga autoritetet përkatëse dhe ende nuk është vendosur në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, Fethullah Gylen, i cili akuzohet se tentoi të bënte grushtin e shtetit në Turqi, ka shprehur gatishmërinë për ngritjen e një komisioni ndërkombëtar për hetimin e çështjes. Në një intervistë për mediat ndërkombëtare ai tha: Tani, unë jam i gatshëm që të ngrihet një komision ndërkombëtar, ta hetojë gjithçka dhe shqyrtojë këtë çështje deri në detajet  më të imta të saj dhe nëse del e vërteta, madje edhe e gënjeshtërt sikur të jetë përfundimi unë jam gati ta pranoj.” I pyetur se “si është e mundur që Erdogani e cilëson atë si arkitektin e këtij grushti shteti dhe cili është reagimi i tij para një akuze të këtillë”, M. F. Gyleni i përgjigjet se “kjo nuk është një gjë e re, pasi akuzat ndaj tij dhe mbështetësve apo simpatizuesve të tij apo ideve të tij nuk kanë reshtur për asnjëçast që prej skandalit të aferave korruptive të 17 dhe 25 dhjetorit 2013.”