Rifillojnë sulmet e  avionëve luftarakë turq kundër PKK
(last modified Wed, 20 Jul 2016 15:22:25 GMT )
Korrik 20, 2016 17:22 Europe/Tirane
  • Rifillojnë sulmet e  avionëve luftarakë turq kundër PKK

Kanë rifilluar sulmet ajrore të avionëve luftarakë turq kundër pozicioneve të PKK në rajonet jugore dhe lindore të Turqisë dhe po ashtu në veri të Irakut.

Sipas agjencisë së lajmeve Shinhua, ushtria turke të mërkurën ka njoftuar se në sulmet e ditës së martë të avionëve luftarakë turq kundër PKK në provincën Hakari, të paktën 20 pjesëtarë të PKK kanë humbur jetën. Sipas këtij raporti, avionët F-16 të Turqisë kanë bombarduar pozicionet e PKK në veri të Irakut. Këto operacionet janë veprimi i parë i ushtrisë turke kundër PKK pas grusht shtetit të dështuar në këtë vend më 15 korrik. Ushtria turke ka filluar operacione të gjera në rajonet juglindore të këtij vende kundër PKK. Që nga koha e përfundimit të armëpushimit dyvjeçar në qershor 2015, kanë rifilluar përleshjet midis PKK dhe ushtrisë turke