Amerikanët protestojnë kundër dhunës së policisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22390-amerikanët_protestojnë_kundër_dhunës_së_policisë
Njësitë speciale amerikane kanë sulmuar protestuesit të cilët ishin tubuar para sallës ku po mbahej Konventa Kombëtare Republikane, duke arrestuar të paktën 17 persona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 22, 2016 16:32 Europe/Tirane
  • Amerikanët protestojnë kundër dhunës së policisë

Njësitë speciale amerikane kanë sulmuar protestuesit të cilët ishin tubuar para sallës ku po mbahej Konventa Kombëtare Republikane, duke arrestuar të paktën 17 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, duke cituar agjencinë e lajmeve Paltiko, një grup protestuesish janë mbledhur para ndërtesës ku po mbahet Konvetnta Kombëtare Republikane dhe më pas ka ndërhyrë policia speciale duke tërhequr zvarrë ata dhe më pas protestuesit kanë djegur flamurin amerikan. Pas intervenimit të policisë janë arrestuar 17 protestues. Këto protesta janë organizuar në ditën e tretë të kësaj konvente në Cleveland. Edhe më parë ka pasur protesta kundër deklaratave të Donald Trumb, kandidati republikan për president të SHBA. Disa nga protestuesit ishin veshur me bluza ku shkruhej Partia Revolucionare Komuniste. Sipas disa videove të publikuara në internet, shihen skena të sulmeve të policisë janë protestuesve. Policia e Cleveland po ashtu ka deklaruar se dy policë janë sulmuar në protestat e fundit të cilët kanë marrë lëndime të rënda.