Kontradikta në strategjinë e koalicionit anti-ISIS të kryesuar nga Amerika
(last modified Fri, 22 Jul 2016 19:24:35 GMT )
Korrik 22, 2016 21:24 Europe/Tirane
  • Kontradikta në strategjinë e koalicionit anti-ISIS të kryesuar nga Amerika

Takimi i dytë i koalicionit anti-ISIS në Uashington u mbajt në kohën kur krerët e vendeve pjesëmarrëse kanë dhënë deklarata kontradiktore mbi strategjinë e këtij koalicionit të kryesuar nga Amerika.

Ditën e enjte vendet anëtare në koalicionin anti-ISIS janë mbledhur në Uashington për të analizuar rezultatet e sulmeve të fundit kundër terroristëve në Irak dhe në Siri. Deklaratat e disa prej pjesëmarrësve lidhur me çrrënjosjen e terrorizmit të lloj ISIS, dëshmuan se ata nuk kanë një strategjike unike në luftën kundër terrorizmit. Ibrahim Xhaafari ministër i jashtëm i Irakut, i cili ditën e premte ka qenë i pranishëm në takimin e koalicionit të kryesuar nga Amerika, parashtroi kërkesën e vendeve të botës për çrrënjosjen e terrorizmit dhe tha se pa çrrënjosjen e terrorizmit, paqja në botë nuk mund të vendoset. Shefi i diplomacisë irakiane, nga të gjitha vendet e botës kërkoi që të mendojnë një zgjidhje themelore për çrrënjosjen e terrorizmit i cili ka prishur shumë imazhin e fesë islame. Deklarata e ministrit të jashtëm të Irakut është e rëndësishme nga dy aspekte. Së pari ajo tregon për unifikimin e Bashkësisë Ndërkombëtare për luftën kundër terrorizmit dhe së dy është tregues i faktit se Iraku si një prej dy viktimave kryesore të terrorizmit, së bashku me Sirinë, e ka ndjerë më së miri rrezikun botëror të terrorizmit dhe këto vende japin rrugëzgjidhje për çështjen e terrorizmit duke u bazuar pikërisht në këtë rrezik. John Kerry sekretari i DASH, vendi i të cili mbaj kryesinë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS, ditën e enjte ka mbajtur një deklaratë kontradiktore dhe jo të unifikuar. John Kerry foli mbi domosdoshmërinë e shtimit të informacioneve të përbashkëta në luftën kundër terrorizmit dhe theksoi një rol më aktiv në lutën kundër ISIS, në një kohë kur ai njoftoi se numri i forcave të vendeve anëtare të koalicionit do të ulet me 1/3 e tyre. Lind pyetja se me uljen e numrit të forcave të koalicionit, si do të bëhet më aktive lufta kundër ISIS? Vallë a mjaftojnë vetëm sulmet nga ajri për të eliminuar kërcënimin nga terrorizmi? Realitetet ekzistuese në Irak dhe në Siri tregojnë se lufta me ISIS nuk mund të dalë e suksesshme vetëm me anë të suleve ajrore, por ajo ka nevojë edhe për forca tokësore. Deri tani sulmet ajrore kanë marrë jetën e shumë civilëve. Organizata HRW në raportin më të fundit të saj thotë se nga shtatori i vitit 2014 e deri tani 600 civilë kanë humbur jetën në Siri për shkak të bombardimeve të Amerikës, ndërkohë që janë shkatërruar shumë shtëpi banimi. Ndërsa nga sulmet e terroristëve në Alepo kanë humbur jetën 350 civilë mes tyre 170 fëmijë. Një tjetër pikë e theksuar nga John Kerry, ishte heqja e pengesave strukturore në luftën kundër ISIS, por ai nuk dha sqarime se cilat janë këto pengesa.

 

 

Tags