OKB reagon ndaj të shtënave me armë në Gjermani
Korrik 23, 2016 10:27 Europe/Tirane
OKB ka dënuar të shtënat me armë zjarri në një kompleks tregtar në Gjermani.
Farahan Hak zëdhënësi i Ban Ki Moon, sekretari i përgjithshëm i OKB pasi dënoi sulmin me armë zjarri në kompleksin tregtar të Munihut, kërkoi dënimin e autorëve të këtij sulmi. Hak tha se objektivi i këtij sulmi ishin civilët dhe me këtë rast OKB solidarizohet dhe shpreh dhimbjet për familjarët e viktimave. Policia gjermane ka thënë se nuk është zbuluar akoma motivi i këtij sulmi, por shtoi se hetimet vazhdojnë akoma. Nga sulmi i ditës së premte në kompleksin tregtar të Gjermanisë, 11 persona humbën jetën dhe u plagosën.
Tags