BE ekzagjeron në lidhje me tregtinë me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22474-be_ekzagjeron_në_lidhje_me_tregtinë_me_kinën
Pekini ka deklaruar se Bashkimi Evropian po ekzagjeron gjërat në lidhje me tregtinë me Kinën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2016 09:45 Europe/Tirane
  • BE ekzagjeron në lidhje me tregtinë me Kinën

Pekini ka deklaruar se Bashkimi Evropian po ekzagjeron gjërat në lidhje me tregtinë me Kinën.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Ministria e Tregtisë së Kinës ka hedhur poshtë akuzat e Bashkimit Evropian se Kina në tregti po vepron në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe ka deklaruar se deklarata të tilla janë ekzagjerime. Ministria e Tregtisë së Kinës të shtunën me anë të një deklarate, deklaroi se aktivitetet ekonomike dhe tregtare të huaja të këtij vendi janë në përputhje me rregullat Organizatës Botërore të Tregtisë dhe nuk është bërë kurrfarë shkelje në këtë drejtim. Në këtë deklaratë thuhet se Bashkimi Evropian është i shqetësuar në lidhje me proporcionin dhe disa fatura të Kinës që janë vendosur në disa artikuj ushqimore. Ministria e Tregtisë së Kinës ka theksuar se element të tillë jo vetëm që nuk janë në kundërshtim me rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë, por janë përpjekje për të mbrojtur resurset dhe ambientin. Bashkimi Evropian së fundi ka kërkuar organizimin e negociatave në lidhje me politikën e administrimit të doganës në kuadër të Organizatës Botërore për Tregti për 11 lloj të lëndëve të papërpunuar dhe ndarjen proporcionale të tyre nga Kina dhe ka deklaruar se politikat e këtij vendi nuk janë në përputhje me zotimet e tij në anëtarësimin në OBT.