Rusia: Terroristi vrasës i fëmijës palestinez në mbështetje të Amerikës
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë deklaroi se sipas informacioneve ekzistuese, personat e armatosur të cilët kanë prerë kokën e një fëmije palestinez dhe kanë filmuar këtë veprim, janë nën mbështetjen e Amerikës.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, deklaroi: "Këta terroristë të cilët nga disa vende të caktuara po përshkruhen si "opozitarë moderatorë", kanë vrarë fëmijën në këtë mënyrë vetëm duke supozuar se ai ka bashkëpunuar me forcat përkrahëse të presidentit sirian Bashar Asad". Zakharova shtoi se fëmija i vrarë në afërsi të Alpos, më parë ishte arrestuar dhe gjurmët e tij në trup dhe në duar tregojnë se ai është torturuar në mënyrë të egër para vrasjes. Këto grupe janë terroristë që nuk kanë kurrfarë mendimi në lidhje me vlerat njerëzore në botë. Vlen të theksohet se terroristët anti-sirianë të mbështetur nga Amerika, javën e kaluar kanë sulmuar kampin e refugjatëve palestinezë në Handarat në afërsi të qytetit Alepo të Sirisë për tu hakmarrë ndaj rezistencës së palestinezëve dhe gjatë këtij sulmi kanë prerë kokën e një fëmije palestinez para publikut dhe kanë filmuar këtë veprim dhe pastaj e kanë publikuar në rrjetet sociale.