Prezantohet zëvendësi i Clinton në zgjedhjet presidenciale
(last modified Sat, 23 Jul 2016 18:24:25 GMT )
Korrik 23, 2016 20:24 Europe/Tirane
  • Prezantohet zëvendësi i Clinton në zgjedhjet presidenciale

Kandidatja për president nga radhët e demokratëve në Amerikë, ka prezantuar zëvendësin e tij për zgjedhjet presidenciale.

Kandidatja Hillary Clinton ka përzgjedhur senatorin e Virxhinias, Tim Kein, si zv. President potencial, kur duhen vetëm pak ditë nga nisja e konventë së demokratëve. Emri i 58-vjecarit është lakuar edhe në fushatën e vitit 2008 të Obamës si një alternativë e mundshme për postin e zv. Presidentit. Kein është një politikan me eksperiencë, kryesisht në cështjet e sigurisë si dhe në politikat e jashtëme.Kur duhen vetëm pak ditë nga nisja e konventës së demokratëve, kandidatja Hillary Clinton ka përzgjedhur senatorin e Virxhinias, Tim Kaine, si zv. President Potencial. Lajmi u komunikua nga vetë ish-sekretarja e Shtetit e cila pritet të konfirmohet zyrtarisht si e nominuar për zgjedhjet e shtëpisë së Bardhë. Tim Kaine është një figurë influente në Partinë Demokratike. Ai gëzon eksperiencën e nevojshme për pozicionin e zv. Presidentit për shkak të pjesëmarrjes dhe drejtimit të komiteteve të ndryshme në kongres për cështjet e sigurisë si dhe për politikat e jashtme. Një tjetër pikë e fortë e nominimit të tij është fakti që Kaine flet në mënyrë të rrjedhshme spanjisht, gjë që mund t’i sigurorë kandidates Clinton një avantazh për të bërë për vete elektoratin me prejardhje amerikano-latine. Ky grup përbën në total afro 17% të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Clinton refuzoi disa emra me prirje më të majta. Një i tillë ishte edhe rivali i saj në garën brenda demokratëve, Bernie Sanders. Në vend të kësaj, kandidatja për Shtëpinë e Bardhë përzgjodhi një figurë më të balancuar mes të majtës dhe të djathtës dhe një mbrojtës e mbështetës i fortë i tregtisë së lirë. Veç kësaj, Tim Kaine është një emër i njohur për komunitetin hispanik dhe flet rrjedhëm gjuhën spanjolle. Përvoja dhe maturia që ka në politikë kanë bërë që mediat dhe analistët ta konsiderojnë një zgjedhjen e Clinton “të zgjuar dhe të sigurtë”. Kaine personalisht kundërshton abortin, por mbështet të drejtën për të abortuar. Kaine ishte mes pak kandidaturave të përzgjedhura nga Barack Obama në vitin 2008 për të qenë zëvendësi i tij dhe ka shërbyer si Guvernator i Virxhinias para se të bëhej senator i këtij shteti. Në kushtet kur Trump ka premtuar ligje të ashpra për emigrantët, përfshirë këtu ndërtimin e një muri përgjatë gjithë kufirit jugor me Meksikën, nominimi i Kaine mund të jetë një plus i madh për fushatën e demokratëve. Clinton la pas shumë alternativa për të zgjedhur 58-vjecarin, i cili njihet si një mbështetës i marrëveshjeve tregtare. Sa i përket qasjeve të tij, Kaine ka mbështetur planet DACA dhe DEPA të Presidentit Obama për t’i dhënë leje qëndrimi afro 5 milionë emigrantëve të jashtëligjshëm në ShBA. Ndërkohë në kuadrin e politikave të jashtme, ai është shprehur pro normalizimit të marrëdhënieve me Kubën, ka përkrahur marrëveshjen bërthamore me Iranin si dhe ka kërkuar kthimin pas të trupave nga Afganistani.

 

 

Tags