Arrestohet asistenti i Gylen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22561-arrestohet_asistenti_i_gylen
Një funksionar i lartë i Turqisë ka njoftuar për arrestimin e asistentit të lartë të Fethulla Gylen, liderit të lëvizjes "Hizmet".
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 24, 2016 09:01 Europe/Tirane
  • Arrestohet asistenti i Gylen

Një funksionar i lartë i Turqisë ka njoftuar për arrestimin e asistentit të lartë të Fethulla Gylen, liderit të lëvizjes "Hizmet".

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se ky funksionar i Turqisë ka shtuara se forcat e sigurisë së këtij vendi kanë arrestuar Halis Hanxhi në provincën Trabzon të Turqisë. Forcat e sigurisë së Turqisë e kanë prezantuar Halis Hanxhi si njeriun e krahut të djathtë të Fethullah Gylen dhe përgjegjësin e tij për çështje financiare. Thuhet se Hanxhi kishte hyrë në Turqi dy ditë para organizimit të grusht shtetit ushtarak të pasuksesshëm në Turqi. Qeveria e Turqisë akuzon Fethullah Gylen për organizimin e grusht shtetit ushtarak në Turqi dhe po arreston të afërmit e tij. Nga ana tjetër Gylen ka hedhur poshtë akuzat e qeverisë së Ankarasë për organizimin e grusht shtetit ushtarak në këtë vend, mirëpo forcat e sigurisë së Turqisë javën e kaluar kanë arrestuar 13000 persona me akuzë të bashkëpunimit me Gylen. Të shtunën pasdite është arrestuar edhe djali i vëllait të Gylen. Ankaraja ka kërkuar nga Uashingtoni që ta dorëzojë ose dëbojë Fethullah Gylen.