Tubime në mbështetje të qeverisë në Stamboll
Korrik 24, 2016 12:16 Europe/Tirane
Në qytetin Stamboll, shumë përkrahës të qeverisë së Rexhep Taip Erdogan kanë zhvilluar një tubim të madh.
Përkrahësit e Erdogan kanë kryer tubime në mbështetje të qeverisë në sheshin taksim dhe përballë vendlindjes së presidentit. Turqia ka nisur një fushatë të gjerë për arrestimin e autorëve të grushtit të shtetit. Presidenti i Turqisë ka shpallur 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme. Deri tani nga masat e ndërmarra nga qeveria turke kundër puçistëve, janë arrestuar me dhjetëra mijëra persona kryesisht funksionarë ushtarakë, të gjyqësorit dhe prokurorisë turke.