Tubime në mbështetje të qeverisë në Stamboll
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22612-tubime_në_mbështetje_të_qeverisë_në_stamboll
Në qytetin Stamboll, shumë përkrahës të qeverisë së Rexhep Taip Erdogan kanë zhvilluar një tubim të madh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 07:46 Europe/Tirane
  • Tubime në mbështetje të qeverisë në Stamboll

Në qytetin Stamboll, shumë përkrahës të qeverisë së Rexhep Taip Erdogan kanë zhvilluar një tubim të madh.

Përkrahësit e Erdogan kanë kryer tubime në mbështetje të qeverisë në sheshin taksim dhe përballë vendlindjes së presidentit. Turqia ka nisur një fushatë të gjerë për arrestimin e autorëve të grushtit të shtetit. Presidenti i Turqisë ka shpallur 3 muaj gjendje të jashtëzakonshme. Deri tani nga masat e ndërmarra nga qeveria turke kundër puçistëve, janë arrestuar me dhjetëra mijëra persona kryesisht funksionarë ushtarakë, të gjyqësorit dhe prokurorisë turke.