PKK sulmon kampet ushtarake në provincën Hakari
https://parstoday.ir/sq/news/world-i22642-pkk_sulmon_kampet_ushtarake_në_provincën_hakari
Elementë të PKK kanë sulmuar me predha kampet ushtarake në qytetin Çukurxha në provincën Hakari.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 24, 2016 12:32 Europe/Tirane
  • PKK sulmon kampet ushtarake në provincën Hakari

Elementë të PKK kanë sulmuar me predha kampet ushtarake në qytetin Çukurxha në provincën Hakari.

Sipas agjencisë së lajmeve Trend, elementë të PKK kanë sulmuar 4 baza ushtarake të rajonet Gaziantepe, Gozgintepe, Karatash dhe Çairli. Akoma nuk është raportuar për numrin e të vrarëve dhe të plagosurve. Rajonet lindore dhe jugore të banuara me kurdë gjatë këtij viti kanë qenë dëshmitarë të përleshjeve të përgjakshme midis elementëve të PKK dhe forcave qeveritare turke. Gjatë kësaj periudhe për shkak të pasigurisë, mbi 400 mijë persona janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre dhe nxënësit në këto rajone nuk vijojnë mësimin nëpër shkolla.